"Karamelet Shakshaki", një traditë që është përcjellë nëpër katër breza
Pavarësisht përhapjes së teknologjisë dhe prodhimit masiv, biznesi familjar, i cili ruan një qasje prodhimi artizanale, përpiqet ta mbajë gjallë këtë shije nostalgjike, rrënjët e së cilës datojnë që nga epoka osmane
Tekirdag
Në lagjen Çorlu të Tekirdagut, Turqi, "Karamelet Shakshaki", të prodhuara nga një biznes familjar, përgatiten duke përdorur metoda tradicionale duke i zier në kazanë bakri gjatë Ramazanit, raporton Anadolu.
Pavarësisht përhapjes së teknologjisë dhe prodhimit masiv, biznesi familjar, i cili ruan një qasje prodhimi artizanale, përpiqet ta mbajë gjallë këtë shije nostalgjike, rrënjët e së cilës datojnë që nga epoka osmane.
Procesi i prodhimit të karameleve, të ziera në kazanë bakri, kërkon durim dhe aftësi.

Pronari i biznesit, Mehmet Ilica, tha për Anadolu se prodhimi i karameleve shekshaki është një trashëgimi nga paraardhësit e tij.
Duke deklaruar se "shekshaki" nuk janë vetëm një ëmbëlsirë, por mbartin edhe vlerë kulturore, ai tha: "Po përpiqemi ta bëjmë këtë në mënyrë që këto tradita të mos zhduken. Kanë kaluar katër breza. Gjyshi im e mësoi nga xhaxhai i tij, babai im, unë dhe fëmijët tanë. Shpresojmë që edhe nipërit dhe mbesat tona do ta vazhdojnë atë".
Ilica deklaroi se ata kujdesen për të prodhuar karamelet duke përdorur të njëjtën metodë siç është bërë që nga periudha osmane, dhe shpjegoi se procesi i prodhimit është i mundimshëm.
"Ne po përpiqemi t’i mbajmë gjallë traditat. Nuk ka të tjerë që e dinë dhe e bëjnë përveç nesh. Ne jemi përpjekur ta prezantojmë dhe promovojmë atë për vite me radhë", tha ai
Eray Ilica, përfaqësuesi i brezit të ri të biznesit, tha gjithashtu se deri në vitet 1970 prodhohej me ton, por sot ata vazhdojnë prodhimin për të parandaluar harresën e traditës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
