"Kalaja e Djallit" tërheq vëmendje me bukurinë dhe pozicionin e saj
"Kalaja e Djallit e ka marrë emrin e saj për shkak se në kohët e kaluara ishte e vështirë për t'u arritur dhe për t'u pushtuar nga ushtritë e huaja

Ardahan
Kalaja historike e Djallit, e ndërtuar mbi shkëmbinj të pjerrët të rrethuar nga lugina të thella pranë fshatit Karahan në rrethin Çıldır të qytetit turk Ardahan, e ka marrë emrin nga fakti se është e vështirë për t'u arritur dhe për t'u pushtuar, raporton Anadolu.
Edhe pse nuk dihet saktësisht se kush dhe kur e ka ndërtuar këtë strukturë mbresëlënëse që ndodhet në mes të kanionit Karaçay, vlerësohet se historia e saj daton që nga periudha urartiane.
Kalaja dhe kanionet përreth janë ndër pikat e vizituara nga turistët vendas dhe të huaj që vijnë në rajon.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.