Turqia

Këshilli i Sigurisë Turke: Ndalimi i kërcënimeve ndaj sovranitetit sirian dhe aktiviteteve separatiste mbetet përparësi

Këshilli turk riafirmoi se mbështetja për përpjekjet e qeverisë siriane që synojnë sigurimin e unitetit, integritetit territorial dhe stabilitetit të vendit do të vazhdojë

Esra Tekin  | 30.07.2025 - Përdıtësım : 30.07.2025
Këshilli i Sigurisë Turke: Ndalimi i kërcënimeve ndaj sovranitetit sirian dhe aktiviteteve separatiste mbetet përparësi

Stamboll

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë ka deklaruar se parandalimi i sulmeve që synojnë sovranitetin e Sirisë mbetet një përparësi, transmeton Anadolu.

"U theksua se parandalimi i sulmeve dhe pushtimeve që synojnë sovranitetin e Sirisë, si dhe të gjitha llojet e aktiviteteve separatiste, shkatërruese dhe përçarëse, është me përparësi të lartë, veçanërisht pasi ka përpjekje për ta tërhequr Sirinë përsëri në një spirale dhune dhe kaosi", tha organi i sigurisë kombëtare.

Këshilli turk tha se zhvillimet në Siri u trajtuan plotësisht në mbledhje, duke riafirmuar se mbështetja për përpjekjet e qeverisë siriane që synojnë sigurimin e unitetit, integritetit territorial dhe stabilitetit të vendit do të vazhdojë.

“U diskutuan gjithashtu pasojat politike dhe ushtarake të sulmit të Izraelit ndaj Iranit”, tha këshilli, duke bërë thirrje që tensionet dhe konfliktet e reja të shmangen në Lindjen e Mesme, "një rajon tashmë i prekur nga brishtësi serioze".

Këshilli përsëriti thirrjen e tij për komunitetin global që të marrë përgjegjësi dhe të ndërmarrë veprime për të ndaluar menjëherë administratën izraelite, e cila “duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke synuar Iranin pas Palestinës, Libanit, Sirisë dhe Jemenit, vazhdon gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit në Gaza dhe kërkon ta çojë rajonin në katastrofë".

Duke shprehur shqetësim për shenjat e përshkallëzimit në luftën Rusi-Ukrainë, këshilli riafirmoi gatishmërinë e Turqisë për të marrë përgjegjësi dhe për të kontribuar në çdo mënyrë të mundshme në vendosjen e një paqeje të qëndrueshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.