Këlyshët binjakë të luanëve me emrat e futbollistëve "Osimhen" dhe "Ciro" në Antalya, qendër e vëmendjes së vizitorëve
Këlyshët binjakë të luanëve të quajtur "Osimhen" dhe "Ciro", të cilët lindën në "Tokën e Luanëve Berkem" (Land of Lions) në Antalya të Turqisë, janë bërë qendër e vëmendjes së vizitorëve

Antalya
SÜLEYMAN ELÇİN - Këlyshët binjakë të luanëve të quajtur "Osimhen" dhe "Ciro", të cilët lindën në "Tokën e Luanëve Berkem" (Land of Lions) në Antalya të Turqisë, janë bërë qendër e vëmendjes së vizitorëve, raporton Anadolu.
Këtë vit, binjakët e luanëve dhe trinjakë të arinjve lindën në parkun e kafshëve të egra me luanë, tigra, arinj, majmunë dhe zvarranikë, park ky i cili ndodhet në rajonin Manavgat dhe i cili tërheq vëmendjen e turistëve dhe banorëve të Antalyas që vizitojnë qytetin.
Këlyshët, për një kohë u mbajtën nën mbikëqyrje dhe u prezantuan para vizitorëve kur rreziku i sëmundjeve u ul.
Këlyshët e luanit, më parë ishin të emërtuar si "Simba" dhe "Nala" nga stafi i parkut të kafshëve të egra ndërsa me udhëzimin e vizitorëve më pas u emëruan sipas lojtarëve golashënues të futbollit "Osimhen" dhe djalit të lojtarit belg Dries Mertens "Ciro".
Vizitorët që bëjnë foto me këlyshët 3-muajsh, të cilët janë bërë maskota e parkut të kafshëve të egra me sjelljen e tyre të lezetshme, kalojnë një kohë të gjatë në këtë zonë.
Vëmendjen e vizitorëve, veçanërisht të fëmijëve e tërheqin edhe këlyshët e trinjakë arinj të cilët ushqehen me fruta dhe ushqim.
- Të gjithë i duan këlyshët e luanit
Ismail Aydın i cili kujdeset për këlyshët e luanit tha se ka punuar në parkun e kafshëve të egra për 4 vjet.
Ai thotë se ka 26 luanë në parkun e kafshëve të egra dhe shpjegoi se luanët në veçanti janë bërë qendra e vëmendjes së vizitorëve.
Sipas tij, interesi për parkun e luanëve u rrit pasi Galatasaray u bë kampion. "Fillimisht i quajtëm këlyshët e luanit binjak 'Simba' dhe 'Nala'. Vizitorët tanë filluan t'i quanin 'Ciro' dhe 'Osimhen'. Edhe neve na pëlqeu. Ata njiheshin në atë mënyrë. Të gjithë i donin këlyshët e luanit. Numri i vizitorëve tanë u rrit si për shkak të kampionatit të Galatasaray-it dhe për shkak të atyre që donin të shihnin Ciron dhe Osimhen", tha Aydın.
Ai shtoi se edhe këlyshët trinjakë të arinjve tërheqin vëmendjen e vizitorëve me sjelljen e tyre të lezetshme.