Turqia

Jean-Claude Van Damme mbërrin në Bodrum për pushime

Aktori me famë botërore Jean Claude Van Damme ka mbërritur në Bodrum të Turqisë për pushime

Ali Ballı  | 22.04.2019 - Përdıtësım : 23.04.2019
Jean-Claude Van Damme mbërrin në Bodrum për pushime

Muğla

Aktori me famë botërore Jean-Claude Van Damme ka mbërritur në Bodrum të Turqisë për pushime, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aktori i famshëm është pritur me lule në aeroportin Bodrum-Milas ku ai ka ardhur nëpërmjet një fluturimi nga Stambolli me një avion të linjave të jashtme.

Van Damme, i gëzuar nga pritja më pas është larguar me një furgon luksoz që ishte në pritje të tij.

Nuk jepen informacione se ku do të qëndrojë aktori i njohur, por thuhet se Van Damme do të qëndrojë në rajon për pushime për një kohë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.