Turqia

Istanbul, kapet një nga përgjegjësit e organizatës terroriste DHKP-C

Meşe, i cili u kap në një operacion të kryer nga Departamenti Kundër Terrorizmit nën koordinimin e MIT-it, kishte marrë pjesë më parë në aksione të armatosura të DHKP-C-së

Ferdi Türkten  | 18.04.2024 - Përdıtësım : 18.04.2024
Istanbul, kapet një nga përgjegjësit e organizatës terroriste DHKP-C

Ankara

Organizata Kombëtare e Inteligjencës turke (MIT) dhe Departamenti i Policisë së Provincës së Istanbulit kanë kapur Fehmi Oral Meşen, një nga përgjegjësit e organizatës terroriste DHKP-C, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, thuhet se Meşe, i cili u kap në një operacion të kryer nga Departamenti Kundër Terrorizmit nën koordinimin e MIT-it, kishte marrë pjesë më parë në aksione të armatosura të DHKP-C-së.

Për Meşen, një nga drejtuesit e organizatës terroriste, kishte urdhër arresti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın