Turqia

Istanbul, kapen 10 të dyshuar në operacionin kundër organizatës terroriste DEASH

Në operacionin e zhvilluar në Istanbul, u ndaluan 10 të dyshuar për të cilët u konstatua se kishin lidhje me selinë Dashisha të organizatës terroriste DEASH në Siri

Zeynep Yeşildal  | 17.04.2024 - Përdıtësım : 18.04.2024
Istanbul, kapen 10 të dyshuar në operacionin kundër organizatës terroriste DEASH

Istanbul

Në operacionin e zhvilluar në Istanbul, u ndaluan 10 të dyshuar për të cilët u konstatua se kishin lidhje me selinë Dashisha të organizatës terroriste DEASH në Siri, transmeton Anadolu.

Në kuadër të hetimeve të kryera nga Byroja për Hetimin e Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara pranë Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Istanbulit u dha një urdhër ndalimi për 14 të dyshuar për të cilët u konstatua se kishin lidhje me selinë Dashisha të DEASH-it në Hasakah.

Dhjetë persona të dyshuar janë kapur në aksionin e policisë e cila ka ndërmarrë veprime pas vendimit.

Ekipet po vijojnë punën për kapjen e 4 personave tjerë të dyshuar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın