Turqia

Ish-kryeministri turk Yıldırım rezulton negativ ndaj COVID-19

"Allahu ju bekoftë të gjithëve. Uroj nga Allahu shërim të shpejtë për të gjithë ata që vazhdojnë trajtimin", shkroi në Twitter, ish-kryeministri Yıldırım

Fırat Taşdemir  | 19.09.2020 - Përdıtësım : 20.09.2020
Ish-kryeministri turk Yıldırım rezulton negativ ndaj COVID-19

Ankara

Ish-kryeministri i Turqisë dhe deputeti i Partisë AK në qytetin Izmir, Binali Yıldırım njoftoi se ka rezultuar negativ në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Yıldırım tha se testi PCR rezultoi negativ. Ai falënderoi të gjithë ata që e kanë telefonuar dhe i kanë dërguar mesazhe gjatë procesit të karantinës.

"Falënderoj Allahun që rezultati i testit PCR ka dalë negativ. Shpreh falënderimet e mia për të gjithë ata që kanë telefonuar, kanë dërguar mesazhe dhe që kanë përcjellë lutje dhe mbështetje gjatë karantinës. Allahu ju bekoftë të gjithëve. Uroj nga Allahu shërim të shpejtë për të gjithë ata që vazhdojnë trajtimin. Gjithashtu Allahu i dhashtë forcë dhe fuqi të gjithë ushtrisë tonë shëndetësore që punojnë në këtë kohë të vështirë me përppjekje dhe sakrifica mbinjërëzore. Kërkesa ime nga qytetarët është të mos neglizhojnë kujdesin", tha Yıldırım.

Në fillim të muajit shtator Yıldırım bëri të ditur se kishte kryer testin për COVID-19 dhe testi rezultoi pozitiv.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın