Turqia

I riu turk paraqet imazhe të bukura me momentet nënujore nën shoqërimin e delfinëve

"Vendosa të zhytesha me kamerën time dhe të peshkoja. Kur pashë delfinët, u ofrova atyre peshk. Kur më afroheshin, i përkëdhelja me duar. Ishte moment i mrekullueshëm për mua", tha Alınç

Yakup Sağlam, Murat Pancar  | 10.06.2025 - Përdıtësım : 11.06.2025
I riu turk paraqet imazhe të bukura me momentet nënujore nën shoqërimin e delfinëve

Mersin

I riu turk İrfan Alınç ka paraqitur imazhe të bukura me momentet nënujore që regjistroi nën shoqërimin e delfinëve, raporton Anadolu.

Alınç regjistroi me një kamerë nënujore momentet kur hasi një grup delfinësh gjatë zhytjes së tij në brigjet e qytetit Mersin në Turqi.

Zhytësi Alınç, i cili u nis me një varkë në brigjet e qytezës Aydıncık, u zhyt në thellësitë e ujërave blu për të vëzhguar botën nënujore.

Ndërsa zhytej, me kamerën e tij nënujore Alınç regjistroi grupin e delfinëve që e shoqëronte.

Në regjistrime Alınç përfshihet gjithashtu edhe duke ushqyer me peshq delfinët që lëviznin përreth tij.

Alınç tha për gazetarin e AA-së se ai zhytet prej 17 vitesh. Ai shpjegon se ka hasur delfinë në vendet ku është zhytur kohët e fundit.

"Kur fillova të takoja shpesh delfinë, vendosa të zhytesha me kamerën time dhe të peshkoja. Kur pashë delfinët, u ofrova atyre peshk. Kur më afroheshin, i përkëdhelja me duar. Ishte moment i mrekullueshëm për mua. Meqenëse e di që delfinët nuk i dëmtojnë njerëzit dhe sepse herë pas here u jap peshk, është krijuar një lidhje emocionale midis nesh", tha Alınç.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.