Hëna e plotë dhuron spektakël marramendës mbi urën e Bosforit në Stamboll
- Hëna e plotë mbrëmë ka krijuar skenë mahnitëse derisa ngrihej mbi urën ikonike të Bosforit, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe fotografëve në Stamboll

Shkup
STAMBOLL (AA) - Hëna e plotë mbrëmë ka krijuar skenë mahnitëse derisa ngrihej mbi urën ikonike të Bosforit, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe fotografëve në Stamboll, raporton Anadolu.
Njerëzit ndalonin për të kapur këtë pamje të rrallë, ku Hëna e ndritshme ishte shfaqur në mënyrë të përsosur mbi shtyllat gjigante të urës.
Shfaqja e Hënës ofroi moment të rrallë të qetësisë në metropolin shumë të frekuentuar turk, duke u kujtuar banorëve të Stambollit magjinë e qëndrueshme që lidh qiellin, detin dhe qytetin.