Turqia

HURJET hap mundësi të reja me eksportet në Spanjë

"Jemi të lumtur dhe të kënaqur që po eksportojmë një produkt të teknologjisë kaq të lartë tek aleati ynë, Spanja, vend i BE-së dhe NATO-s", tha kreu i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes, Gorgun

Göksel Yıldırım, Firdevs Bulut Kartal  | 30.12.2025 - Përdıtësım : 31.12.2025
HURJET hap mundësi të reja me eksportet në Spanjë Foto: Arda Küçükkaya/AA

Ankara

Kryetari i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes, Haluk Gorgun tha se eksporti i avionëve të trajnimit reaktiv HURJET në Spanjë është paketë gjithëpërfshirëse dhe hap dyert për mundësi të reja, raporton Anadolu.

Gorgun bëri deklaratën për mediat në ambientet e Industrive Hapësinore Turke (TUSAS) në lidhje me eksportin e HURJET në Spanjë. Ai theksoi se ky eksport është tregues i rëndësishëm i progresit që Turqia ka bërë në industrinë e mbrojtjes dhe sektorin e teknologjisë së lartë në 20 vitet e fundit.

Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe, nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan, Turqia është bërë vend që prodhon teknologji të lartë, plotëson nevojat e veta në industrinë e mbrojtjes, ndan teknologjitë që zhvillon me vendet mike dhe aleate, forcon pozicionin e saj në tregun global çdo ditë dhe duke bërë të gjitha këto, bëhet vend i besueshëm dhe i preferuar.

Gorgun shpjegon se TUSAS kishte marrë më parë porosi për avionë HURJET për nevojat e Turqisë dhe se prodhimi i tyre ishte duke vazhduar. Ai tha se kishin marrë kërkesa të ngjashme nga Spanja, një vend mik dhe aleat dhe anëtar i Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s.

Sipas tij, marrëveshja e nënshkruar dje arriti një përfundim të suksesshëm pas vlerësimeve teknike, diskutimeve me Forcat Ajrore Spanjolle dhe Turke, vizitave në fabrika dhe vlerësimeve të mundësive të mundshme të bashkëpunimit.

"Jemi të lumtur dhe të kënaqur që po eksportojmë një produkt të teknologjisë kaq të lartë tek aleati ynë, Spanja, vend i BE-së dhe NATO-s. Kjo marrëveshje nuk është vetëm marrëveshje për avionë trajnimi. Është kontratë gjithëpërfshirëse që përfshin shumë inovacione, përfshirë sisteme tokësore, sisteme simulimi, sisteme mirëmbajtjeje dhe një model bashkëpunimi", tha Gorgun duke shtuar:

"Kjo kontratë është e rëndësishme sepse tregon se bashkëpunimi ynë me Spanjën në industrinë e mbrojtjes dhe teknologjinë e lartë do të vazhdojë të rritet dhe të forcohet. Do të doja të falënderoja Ministrinë spanjolle të Mbrojtjes Kombëtare dhe Komandën e Forcave Ajrore për zgjedhjen e avionëve tanë".

Gorgun tha se projekte të tilla hapin rrugën për nënkontraktorët që mbështesin platformat, duke theksuar zhvillimin e një sektori që prodhon 230 produkte të ndryshme për 185 vende.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın