Turqia

Hetimet kundër FETO-s në Turqi, urdhër arrest për 53 ushtarakë

Duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë, policia turke mëngjesin e sotëm nisi 15 operacione të njëkohshme për arrestimin e ushtarakëve të dyshuar

Nilay Kar  | 19.02.2019 - Përdıtësım : 19.02.2019
Hetimet kundër FETO-s në Turqi, urdhër arrest për 53 ushtarakë

Ankara

STAMBOLL (AA) – Zyra e Prokurorit publik në Stamboll lëshoi urdhër arresti për 53 pjesëtarë aktivë të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) të cilët akuzohen për lidhje me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dyshuarit akuzohen se përmes linjave të veçanta telefonike kanë komunikuar me udhëheqësit e organizatës terroriste FETO, e cila përmes tentimit të dështuar të grusht shtetit në korrik të vitit 2016, u përpoq të përmbys qeverinë legjitime të Turqisë.

Duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë, policia turke mëngjesin e sotëm nisi 15 operacione të njëkohshme për arrestimin e ushtarakëve të dyshuar.

Autoritetet turke kanë nisur një betejë të plotë kundër kësaj organizate terroriste të udhëhequr nga Fetullah Gülen. Organizata terroriste FETO në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar filloi që njerëzit e saj t’i infiltrojë në institucionet e sigurisë së Turqisë, që në vitet e 80-ta në masë të konsiderueshme të forcojë piramidën e saj paralele brenda këtyre institucioneve dhe përfundimisht më 15 korrik të vitit 2016 të kryej tentim grusht shteti me qëllim të shembjes së rendit kushtetues dhe përmbysjen e pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.

Gjatë tentimit të grusht shtetit në Turqi janë martirizuar 251 persona ndërsa afër 2.200 u plagosën.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın