Halal Expo 2025 do të ofrojë mundësi tregtare në Stamboll
Ngjarja 4-ditore do të mbahet në Stamboll dhe do të presë pjesën e specializuar NOV, e cila nxjerr në pah trendin global në rritje të produkteve natyrale, organike dhe vegane
Stamboll
Pjesa e specializuar e Halal Expo 2025, e quajtur Natura, Organik, Vegan (NOV), do të krijojë një rrjet strategjik tregtar që kontribuon në ekonomi duke ofruar mundësi të reja tregtare, raporton Anadolu.
Samiti i 11-të Botëror Hallall dhe Halal Expo 2025 po mbahen nën kujdesin e presidencës turke, me partneritetin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) dhe disa institucioneve, përfshirë Ministrinë e Tregtisë së Turqisë dhe Agjencinë e Akredimit Halal. Anadolu është partneri global i komunikimit i ngjarjes.
Ngjarja 4-ditore, që fillon më 26 nëntor, do të mbahet në Qendrën e Ekspozitave të Stambollit dhe do të presë pjesën e specializuar NOV, e cila nxjerr në pah trendin global në rritje të produkteve natyrale, organike dhe vegane.
Këshilli i Samitit Botëror Hallall tha se kjo pjesë e specializuar jo vetëm që shërben si një platformë për të forcuar kulturat e jetesës së qëndrueshme, por gjithashtu krijon një rrjet strategjik tregtar që kontribuon ndjeshëm në ekonomi duke lidhur ekspozuesit dhe vizitorët me tregjet globale organike dhe vegane.
NOV do t'u prezantojë vizitorëve një gamë të gjerë produktesh, nga ushqimi dhe pijet te kozmetika, nga produktet e kujdesit të pastër deri te bujqësia dhe mjedisi.
Në kuadër të ngjarjes do të vendosen lidhje me delegacione blerëse, investitorë dhe marka nga e gjithë bota, duke u mundësuar prodhuesve të zgjerohen në tregje të reja dhe të sigurojnë marrëveshje tregtare me vëllim të lartë.
Blerësit dhe distributorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë që importojnë dhe shesin produkte organike dhe vegane gjithashtu do të jenë të pranishëm.
NOV, e cila do të presë mijëra profesionistë në sektorët e ushqimit, pijeve, paketimit, të ushqyerit special, bukurisë, kozmetikës, bujqësisë, mjedisit dhe qëndrueshmërisë, do të presë gjithashtu takime biznesi dhe konferenca shëndetësore gjatë gjithë ngjarjes.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
