Turqia

Gruaja terroriste e dorëzuar zbulon fytyrën e vërtetë të PKK-së

Pas dorëzimit tek forcat turke të sigurisë, gruaja zbulon aktet e dhunës, përdhunimit, ngacmimit të grupit terrorist

Dilan Pamuk   | 26.11.2020
Gruaja terroriste e dorëzuar zbulon fytyrën e vërtetë të PKK-së

Ankara

Një grua terroriste që u largua nga organizata terroriste separatiste PKK për t'u dorëzuar tek forcat turke të sigurisë, tregoi për ngacmimet, përdhunimet dhe dhunën në kampet terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Ajo u dorëzua tek forcat e sigurisë më 20 nëntor në pikën kufitare Habur në qarkun Silopi të provincës juglindore Sirnak të Turqisë pasi u bind nga njësitë e sigurisë.

E.C., e cila u bashkua me organizatën terroriste në vitin 2008, veproi në veri të Irakut në periudhën 2008-2016 dhe në Siri midis 2016 dhe 2020 në degët e ndryshme të PKK-së. Ajo arriti të arratiset në shansin e saj të parë dhe përmes dëshmive të saj zbuloi fytyrën e vërtetë të PKK-së.

Ajo tha se u bashkua me organizatën për premtimet e tyre të rreme për liri, pasi ajo nuk ishte lejuar të dilte nga shtëpia ndërsa jetonte me familjen e saj.

"Nuk doja të shkoja. Ata më detyruan, më mashtruan. Ata premtuan shumë gjëra. Ne jemi shumë të lirë dhe t'i mund të jesh. Ne mund të dalim nga shtëpia dhe t'i mund të dalësh, thanë ata. Ndërsa unë u besova sepse nuk isha në gjendje të dilja jashtë", tha ajo.

Gruaja terroriste tha se ishte dëshmitare kur terroristët meshkuj përdhunuan gra dhe burra, duke shtuar: “Vendi i parë ku ata më çuan ishte ndërtesa e HDP (Partisë Demokratike Popullore e opozitës turke) në (provincën lindore) Van. Nuk kisha qenë kurrë më parë aty. Dy gra folën me njëra-tjetrën për një kohë dhe pastaj më dorëzuan te një burrë", tregon ajo.

E.C. tha se ajo pa fytyrën e vërtetë të organizatës pasi mbërriti në kamp ku përjetoi përvoja të tmerrshme.

“Kemi ecur për një apo dy muaj për të arritur atje. Aty ishin rreth tre burra dhe dy gra. Ata nuk bëjnë asgjë të gabuar për një kohë që të bëjnë që t'u besosh atyre, por sapo të shkosh në kamp ​​i sheh gjërat", tha ajo.

Në kamp, ​​tha ajo, pa një grua që ishte zënë rob. “Ajo vazhdimisht qante dhe ata e rrihnin. Ata na thonin se nuk po e rrihnin, por ne mund ta dëgjonim dhe britmat e saj. Kjo më kujtoi kur babai im më rrihte".

E.C. tha se një grua tjetër terroriste që u kap në tentim për t'u arratisur u përdhunua nga një i ashtuquajtur komandant i ekipit. "Kur e kthyen nga pylli dy ditë më vonë, ajo u mbyll në një dhomë e vetme. Ajo vazhdimisht bërtiste, mallkonte dhe thoshte se donte të vdiste".

E.C shtoi se askush në kamp nuk i besoi gruas se kush ishte përdhunuesi.

"Ata bënë të njëjtën gjë edhe me burrat, jo vetëm me gratë", vazhdoi E.C.

Ajo shtoi se dikush gjithashtu u përpoq ta përdhunonte atë. "Unë bërtita. Të tjerët dëgjuan dhe erdhën në ndihmë për të më shpëtuar".

Në vijim ajo tha se terroristët i kanë thënë se: "Ju jeni të paarsimuar. Kjo është ajo që ne u bëjmë njerëzve si ju. Ne kështu kënaqemi".

E.C shtoi se ajo iku nga organizata terroriste sa më parë që mundi dhe u dorëzua.

“Unë dua që të tjerët të vijnë këtu (të dorëzohen) gjithashtu. Ata nuk duhet të kenë frikë, nuk ka asgjë për t'u frikësuar. Ata në organizatë na thanë: 'Shkoni në kufi dhe do të vriteni'. Kjo është gënjeshtër. Ata nuk na vranë. Shpëtoni veten, kthehuni te familjet tuaja. Familjet do të falin siç bën shteti", tha ajo.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın