Turqia

Gjyshi vazhdon profesionin e gdhendjes në dru që të mos zhduket tradita familjare

Gdhendësi i drurit, 67-vjeçari Mustafa Ozeflanili vazhdon të punojë në bodrumin e shtëpisë së tij në Kastamonu, Turqi, për t'u siguruar që zanati gati 100-vjeçar i familjes së tij të vazhdojë të lulëzojë

Özgür Alantor, Semih Yüksel  | 06.12.2025 - Përdıtësım : 06.12.2025
Gjyshi vazhdon profesionin e gdhendjes në dru që të mos zhduket tradita familjare Foto: Semih Yüksel/AA

Kastamonu

Mustafa Ozeflanili, një gdhendës druri 67-vjeçar në Kastamonu, Turqi, vazhdon të punojë në bodrumin e shtëpisë së tij për t'u siguruar që zanati gati 100-vjeçar i familjes së tij të vazhdojë të lulëzojë, raporton Anadolu.

Gjyshi Mustafa, gjyshi dhe babai i të cilit ishin zdrukthëtarë dhe gdhendës druri, filloi të punonte së bashku me të atin pasi mbaroi shkollën e mesme.

Më vonë ai filloi të gdhendte drurin me gjyshin e tij në bodrumin e ish-shtëpisë së tyre, e cila tani ndodhet në vendin e shtëpisë së tyre aktuale, dhe vazhdoi të zhvillonte zanatin e tij.

Pasi shtëpia e tyre e vjetër u shemb, Ozeflanili hapi një punishte dhe punoi si gdhendës druri për shumë vite. Ai e mbylli punishten në vitin 2008 për shkak të sëmundjes dhe doli në pension. Gjatë pandemisë COVID-19, ai rifilloi gdhendjen në bodrumin prej 10 metrash katrorë të shtëpisë së tij për t'u siguruar që zanati i gjyshit të tij të mos shuhej.

Ozeflanili për Anadolu tha se filloi të punonte si zdrukthëtar përkrah të atit, pasi mbaroi shkollën e mesme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.