Turqia

Fushat me ngjyrë vjollcë: Kopshti i Livandës tërheq vizitorët me aromën dhe sharmin e tij

- Si më i madhi i këtij lloji në vend, kopshti shtrihet në një sipërfaqe prej 340 mijë metra katrorë, me mbi 300 mijë bimë livande në lulëzim

Abdulbesar Ademi  | 16.07.2025 - Përdıtësım : 17.07.2025
Fushat me ngjyrë vjollcë: Kopshti i Livandës tërheq vizitorët me aromën dhe sharmin e tij Foto: Beytullah Eles / AA

Shkup

KONYA (AA) - Qindra vizitorë kanë vërshuar këtë korrik në një kopsht livande në Turqinë qendrore, duke u tërhequr nga lulëzimi i gjallë me ngjyrë vjollcë, raporton Anadolu.

Aroma relaksuese në ajër e bën përvojën edhe më të këndshme gjatë sezonit kulmor të lulëzimit.

I vendosur në provincën Konya, Kopshti i Livandës në Karatay është kthyer në një atraksion të madh për dashamirët e natyrës dhe për entuziastët e fotografisë falë pamjes së tij piktoreske.

Si më i madhi i këtij lloji në vend, kopshti shtrihet në një sipërfaqe prej 340 mijë metra katrorë, me mbi 300 mijë bimë livande në lulëzim.

Livanda ofron një sërë përfitimesh shëndetësore, përfshirë uljen e rrezikut nga arteroskleroza, goditjes në tru dhe atakut në zemër, ndërsa çaji i saj ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut dhe uljen e kolesterolit.

Efektet qetësuese të livandës përmirësojnë cilësinë e gjumit, ulin inflamacionin në infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe ndihmojnë në detoksifikimin natyral të trupit përmes shtimit të urinimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.