Turqia

Formacionet mahnitëse e shndërrojnë Liqenin e Kripës në Turqi në një spektakël vizual

Formacionet e kripës që shfaqen në Tuz Golu (Liqenin e Kripur) vazhdojnë të magjepsin fotografët me modelet e tyre natyrore mbresëlënëse,

Ajdin Aliji  | 22.11.2025 - Përdıtësım : 22.11.2025
Formacionet mahnitëse e shndërrojnë Liqenin e Kripës në Turqi në një spektakël vizual Foto: Hacı Özkan/AA

Shkup

Formacionet e kripës që shfaqen në Tuz Golu (Liqenin e Kripur) në provincën qendrore Aksaray të Turqisë vazhdojnë të magjepsin fotografët me modelet e tyre natyrore mbresëlënëse.

Formacionet pranë rrethit Eskil janë bërë një pikë qendrore për vizitorët që kërkojnë të kapin peizazhin dallues të liqenit.

Entuziasti i fotografisë, Dursun Altan, për Anadolu tha se uji që po tërhiqet ka zbuluar forma të jashtëzakonshme nëpër fushat e kripës.

"Këto formacione i japin Liqenit të Kripur një bukuri të jashtëzakonshme. Është vërtet një vend i mrekullueshëm për dashamirësit e fotografisë dhe një vend që duhet ta vizitojnë", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın