Turqia

Forcat turke shkatërrojnë 11 strehimore të terroristëve YPG/PKK

Forcat e sigurisë shkatërruan 11 strehimore, dhjetëra shpella dhe pesë tuba të zbrazët në Bitlis në lindje të Turqisë

Gözde Bayar   | 15.01.2020
Forcat turke shkatërrojnë 11 strehimore të terroristëve YPG/PKK

Bitlis

Forcat turke të sigurisë shkatërruan 11 strehimore të terroristëve të YPG/PKK-së në lindje të Turqisë, bënë të ditur zyrtarët lokalë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e guvernatorit thuhet se komanda e xhandarmërisë provinciale filloi dje një operacion në Tatvan në provincën Bitlis.

Më tej, theksohet se në gjithsej 12 ekipe speciale të xhandarmërisë dhe gjashtë ekipe të mbrojtjes publike të xhandarmërisë morën pjesë në operacion.

Forcat e sigurisë shkatërruan 11 strehimore, dhjetëra shpella dhe pesë tuba të zbrazët, shtoi deklarata.

Po ashtu u theksua se operacionet që kanë për qëllim arritjen e sigurisë dhe qetësisë në rajon do të vazhdojnë.

PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë për më shumë se 30 vjet dhe është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve. YPG është dega siriane e e organizatës terroriste PKK.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın