Turqia

Forcat turke neutralizojnë disa terroristë të PKK-së në Siri

Një terrorist hapi zjarr, kurse të tjerët u përpoqën të hynin në zonën e pastruar nga terroristët gjatë operacioneve ndërkufitare të Turqisë

Jeyhun Aliyev  | 24.06.2021 - Përdıtësım : 24.06.2021
Forcat turke neutralizojnë disa terroristë të PKK-së në Siri

Ankara

Turqia "neutralizoi" të paktën tre terroristë të PKK-së në Sirinë veriore, njoftoi të enjten Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Komandot turke neutralizuan dy terroristë të cilët u përpoqën të infiltrohen në zonën e Operacionit "Mburoja e Eufratit" dhe një terrorist tjetër që hapi zjarr provokues në rajonin e Operacionit "Burimi i Paqes", shkroi ministria në Twitter.

"Nuk ka asnjë portë për terrorizmin dhe terroristët askund!" shtoi ministria.

Autoritetet turke përdorin termin "të neutralizuar" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve. Bëhet fjalë për operacionet "Mburoja e Eufratit" (2016), "Dega e Ullirit" (2018) dhe "Burimi i Paqes" (2019)

Në fushatën e saj më shumë se 35-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.