Turqia

Forcat turke neutralizojnë 5 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ministria turke e Mbrojtjes tha se terroristët u neutralizuan nga helikopterët ATAK të prodhuar nga Turqia në rajonin e Metinës si pjesë e operacionit Pençe Şimşek

Zehra Nur Düz  | 19.07.2021 - Përdıtësım : 20.07.2021
Forcat turke neutralizojnë 5 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara

Forcat turke të sigurisë sot kanë neutralizuar të paktën 5 terroristë të PKK-së në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, Ministria turke e Mbrojtjes tha se terroristët u neutralizuan nga helikopterët ATAK të prodhuar nga Turqia në rajonin e Metinës si pjesë e operacionit Pençe Şimşek.

Forcat turke vazhdojnë të neutralizojnë terroristët e PKK-së në strofkat e tyre, thuhet më tej.

Autoritetet turke përdorin fjalën "neutralizim" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.

Turqia nisi operacionet Pençe Şimşek dhe Pençe-Yıldırım më 23 prill në rajonin Metina dhe Avasin-Basyan në veri të Irakut pranë kufijve të saj.

Organizata terroriste PKK shpesh fshihet në veri të Irakut, pikërisht përtej kufirit jugor të Turqisë, për të komplotuar sulme terroriste në Turqi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın