Turqia

Forcat turke neutralizojnë 29 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se 29 terroristë të PKK/YPG-së janë neutralizuar në rajonet e "Burimit të Paqes", "Degës së Ullirit" dhe "Mburojës së Eufratit" në veri të Sirisë

Yusuf Soykan Bal  | 30.06.2022 - Përdıtësım : 30.06.2022
Forcat turke neutralizojnë 29 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Ankara

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se 29 terroristë të PKK/YPG-së janë neutralizuar në rajonet e "Burimit të Paqes", "Degës së Ullirit" dhe "Mburojës së Eufratit" në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga ministria thuhet se "Ushtarët hero vazhdojnë t'u përgjigjen në mënyrë të dyfishtë sulmeve dhe tentativave të sulmit të terroristëve. Në një operacion të suksesshëm u neutralizuan 29 terroristë të PKK/YPG-së që hapën zjarr provokues në rajonet e 'Burimit të Paqes', 'Degës së Ullirit' dhe 'Mburojës së Eufratit' në veri të Sirisë".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın