Turqia

Forcat turke neutralizojnë 13 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se 13 terroristë të PKK/YPG-së janë neutralizuar në rajonin e operacionit "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë

Mümin Altaş  | 17.04.2022 - Përdıtësım : 17.04.2022
Forcat turke neutralizojnë 13 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Ankara

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se 13 terroristë të PKK/YPG-së janë neutralizuar në rajonin e operacionit "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria në deklaratën e saj vuri në dukje se 13 terroristët e PKK/YPG-së janë neutralizuar gjatë përpjekjeve për t'u infiltruar dhe pas hapjes së zjarrit provokues në rajonin "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë.

"Vazhdojmë të japim kundërpërgjigje të shumëfishtë ndaj provokimeve dhe përpjekjeve për sulme të terroristëve. 13 terroristët e PKK/YPG-së që hapën zjarr provokues dhe u përpoqën të infiltrohen në rajonin e operacionit 'Burimi i Paqes', u neutralizuan nga Forcat tona të Armatosura heroike Turke", thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.