Turqia

Forcat turke neutralizojnë dy terroristë të PKK-së

Terroristët janë neutralizuar në veri të Irakut në koordinim me operacionin antiterrorist "Kthetra"

Sefa Şahin  | 13.08.2019 - Përdıtësım : 14.08.2019
Forcat turke neutralizojnë dy terroristë të PKK-së

Ankara

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë neutralizuar dy terroristë në rajonin Metina në veri të Irakut në koordinim me operacionin antiterrorist "Kthetra" që filloi në muajin maj, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët e PKK-së janë neutralizuar në kuadër të një ofensive ajrore të avionëve turq, tha ministria në njoftimin e saj.

Ndryshe, më 27 maj, Turqia nisi operacionin "Kthetra" në Hakurk të Irakut kundër organizatës terroriste PKK.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.