Forcat turke neutralizojnë 6 terroristë të PKK-së
Duke shkëmbyer pamjet e operacionit në twitter, ministria turke njoftoi sulmet ajrore shënjestruan terroristët në rajonin Haftanin

Ankara
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka bërë të ditur se forcat ajrore turke neutralizuan gjashtë terroristë të PKK-së si pjesë e operacionit në vazhdim Kthetra-Tigri në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke shkëmbyer pamjet e operacionit në twitter, ministria turke njoftoi sulmet ajrore shënjestruan terroristët në rajonin Haftanin.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizuar" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.
Operacionet e Turqisë Kthetra-Tigri dhe Kthetra-Shqiponja filluan në qershor për të siguruar sigurinë e popullit turk dhe të kufijve, duke neutralizuar kërcënimin e PKK-së dhe grupeve të tjera terroriste, të cilët shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.