Forcat turke dhe amerikane realizojne fluturimin e pestë për zonën e sigurt në Siri
Njoftohet se dy helikopterët e TSK-se janë rikthyer në rajonin nga u ngritën në fluturim, ndërsa dy helikopterët e SHBA-ve kanë qëndruar në anën e Sirisë

Şanlıurfa
Elementët e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe ato amerikane kanë filluar fluturimin e tyre të pestë të përbashkët me helikopter në kuadër të praktikave për fazën e parë për në zonën e sigurt në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ka përfunduar veprimtaria ajrore në Qendrën e Përbashkët të Operacioneve, e cila ndodhet në rajonin Akçakale të qytetit Şanlıurfa.
Njoftohet se dy helikopterët e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) janë rikthyer në rajonin nga u ngritën në fluturim, ndërsa dy helikopterët e SHBA-ve kanë qëndruar në anën e Sirisë.
Gjithashtu theksohet se helikopterët kanë kryer një fluturim për rreth një orë në anën e Sirisë.
Elementët e TSK-së dhe të SHBA-ve edhe më parë kanë zhvilluar katër fluturime të përbashkëta me helikopter, si dhe një patrullim tokësor.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.