Turqia

Forcat turke arrestojnë 5 pjesëtarë të FETO-s duke tentuar të arratisen në Greqi

Ministria turke e Mbrojtjes tha se trupat kufitare ndaluan të dyshuarit në rajonin veriperëndimor të provincës Edirne në rrethin Ipsala, pranë kufirit turko-grek

Muhammed Nuri Erdoğan  | 15.06.2021 - Përdıtësım : 16.06.2021
Forcat turke arrestojnë 5 pjesëtarë të FETO-s duke tentuar të arratisen në Greqi

Ankara

Forcat turke të sigurisë sot arrestuan së paku pesë anëtarë të organizatës terroriste FETO, derisa u përpoqën të iknin ilegalisht në Greqi, bëri të ditur Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria në Twitter tha se trupat kufitare ndaluan të dyshuarit në rajonin veriperëndimor të provincës Edirne në rrethin Ipsala, pranë kufirit turko-grek.

Ata më vonë u identifikuan si anëtarë të grupit terrorist FETO dhe iu referuan një qendre lokale të xhandarmërisë.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit2016, i cili la 251 njerëz të vdekur dhe 2.734 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın