Turqia

Fluturimi special i avionit të 500-të të Turkish Airlines, më i ndjekuri në botë

Fluturimi special i avionit “TK Aile”, i cili iu bashkua flotës së Turkish Airlines, u krye me kodin e fluturimit “TK500”, në një trajektore të projektuar për të formuar numrin 500 së bashku me logon e kompanisë

Gökhan Yılmaz  | 12.02.2026 - Përdıtësım : 15.02.2026
Fluturimi special i avionit të 500-të të Turkish Airlines, më i ndjekuri në botë

Stamboll

Fluturimi special i realizuar sot nga avioni i 500-të i shtuar në flotën e kompanisë ajrore Turkish Airlines është renditur si fluturimi më i ndjekur në botë në aplikacionin FlightRadar24, transmeton Anadolu.

Fluturimi special i avionit “TK Aile”, i cili iu bashkua flotës së Turkish Airlines, u krye me kodin e fluturimit “TK500”, në një trajektore të projektuar për të formuar numrin 500 së bashku me logon e kompanisë.

Fluturimi special, i cili u ngrit nga Aeroporti i Stambollit dhe përfundoi në të njëjtin aeroport, ishte fluturimi më i ndjekur globalisht në aplikacionin FlightRadar24.

Trajektorja e veçantë në qiell, e cila formoi shifrën 500 dhe përfshinte edhe logon e kompanisë, u vizatua midis qyteteve turke Bursa dhe Bolu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.