Turqia

Fluturimet reciproke Turqi-Armeni nisin në shkurt

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë njoftoi se më 24 janar do fillojnë fluturimet reciproke me qytetin Erbil të Irakut ndërsa më 2 shkurt drejt Armenisë

Arife Yıldız Ünal  | 19.01.2022 - Përdıtësım : 19.01.2022
Fluturimet reciproke Turqi-Armeni nisin në shkurt

Ankara

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë njoftoi se më 24 janar do fillojnë fluturimet reciproke me qytetin Erbil të Irakut ndërsa më 2 shkurt drejt Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ministrisë vihet në dukje se nga pandemia më i prekuri është sektori i aviacionit, por që me masat e marra ky efekt është minimizuar.

Sektori i aviacionit filloi të rimëkëmbet pas sukseseve të arritura në luftën kundër pandemisë dhe masat e marra ndërsa në kuadër të kësaj është zgjeruar edhe rrjeti i fluturimeve, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se në bisedimet reciproke Turqi-Armeni është marrë vendimi për nisjen e fluturimeve të ndërsjella.

"Kompania 'Anadolujet' do të fillojë më 24 janar fluturimet Gaziantep-Erbil. Fluturimet do të realizohen në mënyrë reciproke dy ditë në javë, të hënën dhe të enjten. Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil ka dhënë leje ndaj kompanisë ajrore 'Pegasus' për 3 fluturime në javë në linjën (aeroporti Sabiha Gökçen) Stamboll-Jerevan. Ndërsa në Armeni është dhënë leje për kompaninë ajrore 'Fly One Armenia' për 3 fluturime në javë në linjën Jerevan-Stamboll", thuhet në deklaratën e ministrisë.

Më tej thuhet se "Sipas marrëveshjeve të arritura, fluturimet e para do të fillojnë në mënyrë reciproke më 2 shkurt. Avioni i 'Fly One Armenia' do të kryejë ulje në aeroportin e Stambollit në orën 19:50. Ndërsa avioni i 'Pegasus' të njëjtën mbrëmje do të niset nga aeroporti 'Sabiha Gökçen' në orën 23:35".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın