Turqia

Firma turke e mbrojtjes ASFAT nënshkruan marrëveshje për shitjen e një anijeje luftarake Rumanisë

Kjo shënon herën e parë që Turqia eksporton një anije luftarake në një shtet anëtar të NATO-s dhe BE-së.

Serdar Dincel  | 03.12.2025 - Përdıtësım : 03.12.2025
Firma turke e mbrojtjes ASFAT nënshkruan marrëveshje për shitjen e një anijeje luftarake Rumanisë

Stamboll

Kompania turke e mbrojtjes ASFAT ka nënshkruar një marrëveshje për shitjen e një luftanijeje me Rumaninë, thanë sot burime të mbrojtjes në Turqi, transmeton Anadolu.

Eksporti i anijes luftarake “TCG Akhisar”, e cila u përfundua në vitin 2024 në Komandën e Kantierit Detar të Stambollit, shënon herën e parë që Turqia eksporton një anije luftarake në një shtet anëtar të NATO-s dhe BE-së.

Kjo konsiderohet një dëshmi konkrete e besueshmërisë, cilësisë dhe kompetencës teknologjike të arritur jo vetëm nga ASFAT, por edhe nga industria turke e mbrojtjes në arenën ndërkombëtare, tha kompania në një deklaratë.

Në një deklaratë tjetër, kompania tha se bashkëpunimi ushtarak midis Turqisë dhe Rumanisë ka arritur një nivel të ri.

Përfshirja e anijes luftarake në inventarin rumun si një korvetë do të kontribuojë në sigurinë rajonale detare dhe do të ofrojë mbështetje të fortë për modernizimin e Forcave Detare Rumune, shtoi kompania.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın