Turqia

Fillon në Stamboll Forumi i 5-të i Biznesit dhe Ekonomisë Turqi-Afrikë

Në forum pritet të marrin pjesë presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, presidenti i Angolës Joao Lourenco dhe kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Mahmoud Ali Youssouf

Uğur Aslanhan  | 16.10.2025 - Përdıtësım : 16.10.2025
Fillon në Stamboll Forumi i 5-të i Biznesit dhe Ekonomisë Turqi-Afrikë Foto: Arif Hüdaverdi Yaman/AA

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Forumi i pestë i Biznesit dhe Ekonomisë Turqi-Afrikë (TABEF) u hap sot në Stamboll, i organizuar nga Bordi i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë (DEIK) me Unionin Afrikan (AU) nën mikpritjen e Ministrisë turke të Tregtisë, raporton Anadolu.

Forumi, me Anadolun si partnerin global të komunikimit, mbahet këtë vit nën temën "Shfrytëzimi i marrëdhënieve Turqi-Afrikë për përfitime të ndërsjella". Sektorët kryesorë në TABEF përfshijnë bujqësinë dhe ushqimin, energjinë e rinovueshme, minierat, automobilat, tekstilet, transportin dhe logjistikën, ndërtimin, mbrojtjen dhe teknologjitë digjitale.

Gjatë forumit dyditor, në panele do të shqyrtohen tema si zinxhirët konkurrues dhe bashkëpunues të vlerave të tekstilit, financimi i nevojave të infrastrukturës së Afrikës, furnizimet farmaceutike dhe mjekësore, qendra logjistike Turqi-Afrikë, lidershipi dhe sipërmarrja e grave, siguria ushqimore, energjia dhe minierat, bashkëpunimi i aviacionit civil dhe tregtia dhe prodhimi digjital.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe zonja e parë Emine Erdoğan pritet të marrin pjesë në forum së bashku me kryetarin e AU-së dhe presidentin e Angolës, Joao Lourenco, dhe zonjën e parë Ana Afonso Dias Lourenco, si dhe kryetarin e Komisionit të AU-së, Mahmoud Ali Youssouf. Ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat, ministri i Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu, ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Özdemir Göktaş, dhe ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumaklı, do të marrin pjesë gjithashtu në këtë aktivitet.

Forumi, në të cilin do të marrin pjesë edhe komisarja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit, Industrisë dhe Minierave e AU-së, Francisca Tatchouop Belobe, kryetari i DEIK-ut, Nail Olpak, kryetari i Koordinimit të Këshillave të Biznesit të DEIK-ut Turqi-Afrikë, Fuat Tosyalı si dhe ministra të financave, tregtisë dhe ekonomisë nga vendet afrikane, do të përfundojë të premten.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın