Turqia

Fillon në Stamboll raundi i tretë i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

- Para pjesës kryesore të takimit, Medinsky dhe Umerov zhvilluan një takim kokë më kokë të ndërmjetësuar nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan

Elena Teslova, Burç Eruygur  | 23.07.2025 - Përdıtësım : 24.07.2025
Fillon në Stamboll raundi i tretë i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë Foto: Muhammed Abdullah Kurtar / AA

Moskë

MOSKË/STAMBOLL (AA) - Raundi i tretë i bisedimeve të paqes ruso-ukrainase të organizuara nga Turqia kanë filluar në Stamboll, raporton Anadolu.

Raundi i tretë i negociatave të drejtpërdrejta ruso-ukrainase në format të plotë po zhvillohet në Pallatin Çırağan në Stamboll.

Delegacioni rus kryesohet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit rus, ndërsa delegacioni ukrainas kryesohet nga Rustem Umerov, kreu i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës.

Para pjesës kryesore të takimit, Medinsky dhe Umerov zhvilluan një takim kokë më kokë të ndërmjetësuar nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.