Turqia

Fenomeni i rrallë i rrotullave të borës u vëzhgua në malin Ilgaz në Turqi

Rrotullat e borës të formuara përgjatë rrugëve në malin Ilgaz krijuan pamje mbresëlënëse

Özgür Alantor  | 26.01.2026 - Përdıtësım : 26.01.2026
Fenomeni i rrallë i rrotullave të borës u vëzhgua në malin Ilgaz në Turqi Foto: Özgür Alantor/AA

Kastamonu

Një fenomen i rrallë natyror, i njohur si rrotullat e borës, u vëzhgua në malin Ilgaz, në Anadollin veriperëndimor në Turqi, raporton Anadolu.

Mali Ilgaz dhe maja Buyuk Hacet me lartësi 2.587 metra, e vendosur në kufirin mes qyteteve Kastamonu dhe Çankiri në rajonin e Detit të Zi Perëndimor, renditen ndër qendrat kryesore të skijimit dhe turizmit dimëror në Turqi.

Pas reshjeve që kanë qenë efektive javët e fundit në rajon, trashësia e borës ka arritur rreth 80 centimetra.

Madhësia e rrotullave të borës, të cilat formohen kur era shkëput borën nga sipërfaqja e tokës dhe e rrotullon atë poshtë, mund të ndryshojë në varësi të gjatësisë së rrugës që kanë përshkuar.

Rrotullat e borës të formuara përgjatë rrugëve në malin Ilgaz krijuan pamje mbresëlënëse.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.