Familja nga Türkiye mban ende gjallë traditën e qeramikave të qytetit antik Sagalassos
I njohur si rajoni i Pisidias gjatë Perandorisë Romake, qyteti antik i Sagalassosit në Mesdheun Perëndimor, i cili daton në vitin 3000 para erës sonë, në studimet arkeologjike njihet me punimin e tij të qeramikës.

Burdur
Qeramika e bërë me argjilë të nxjerrë nga rrafshina Mamak në qytetin e lashtë Sagalassos në Burdur të Türkiyes, vazhdon të mbahet gjallë nga një familje lokale, raporton Anadolu.
I njohur si rajoni i Pisidias gjatë Perandorisë Romake, qyteti antik i Sagalassosit në Mesdheun Perëndimor, i cili daton në vitin 3000 para erës sonë, në studimet arkeologjike njihet me punimin e tij të qeramikës.
Studimet mbi gjetjet në qytetin antik zbulojnë se lëndët e para për materialet qeramike siguroheshin nga fusha e Mamakut pranë rajonit në fjalë.
Trashëgimia e qeramikës së Sagalassosit, e cila ishte një nga pesë qendrat kryesore të prodhimit të qeramikës të periudhës nga shekulli I para erës sonë deri në shekullin VI të erës sonë dhe dërgoi qeramikë deri në Egjipt, vazhdohet nga familja Sezer që jeton aty.
Cüneyt Sezer (52), gjenerata e tretë e familjes që prodhon produkte prej balte në punishten që ata kanë ngritur pranë shtëpisë së tyre, prodhon pjata, tava, tava për peshk e kërpudha, gota dhe shumë produkte tjera. Sezer, brezi i tretë i familjes që prodhon produkte nga dheu, mjeshtërinë e mësuar nga babai dhe gjyshi i tij ia kalon djalit të tij Jusufit.
Cüneyt Sezer, i cili ka rritur tre fëmijë nëpërmjet qeramikës, tha për Anadolu se fshati i tyre është një vend i rëndësishëm ku nxirret qeramika në Mesdheun Perëndimor, ashtu si në kohët e lashta.
Sezer tha se produktet e prodhuara nga dheu janë më të shëndetshme se materialet plastike.
"Tani ne jemi të vetmit këtu në rajonin e Burdurit. Nuk ka njeri tjetër në fshat që i prodhon ato. Përveç kësaj, mjeshtrit e vjetër janë zhdukur. Kemi disa fëmijë të rinj dhe po mundohemi t'i edukojmë", shprehet Sezer.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.