Falja e namazit të Kurban Bajramit në xhamitë simbol të Istanbul-it
Qytetarë të shumtë në Istanbul mbushën xhamitë e qytetit në orët e para të mëngjesit për të falur namazin e Kurban Bajramit

Istanbul
Qytetarë të shumtë në Istanbul (Stamboll) mbushën xhamitë e qytetit në orët e para të mëngjesit për të falur namazin e Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).
Personat që zgjodhën Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) për të falur namazin e Bajramit, filluan të mbërrijnë që në orët e para të mëngjesit.
Vizitorë të ardhur krahas Istanbul-it edhe nga qytete të tjera dhe jashtë vendit, e mbushën pjesën e brendshme të xhamisë para kohës së namazit. Qytetarët dhe turistët u rreshtuan jashtë xhamisë për t'u falur mbi tapetet që kishin marrë me vete. Teksa pjesa e përparme e xhamisë u mbush me personat e ardhur për të falur namazin e Bajramit, u vërejt se në pikat e sigurisë të ngritura në zona të ndryshme që shkojnë drejt xhamisë, u formua dyndje.
Imami Ferruh Muştuer mbajti një ligjëratë në xhaminë Ajasofja, ku mijëra njerëz, përfshirë turistë u rreshtuan gjatë faljes së Bajramit. Pas faljes së namazit qytetarët u lutën për botën islame.
Ekipet e Bashkisë Metropolitane të Istanbul-it dhe Bashkisë Fatih u ofruan besimtarëve supë dhe ujë pas lutjes në bufetë e lëvizshme që ata ngritën.
Për namazin e Bajramit në xhaminë Ajasofja, morën pjesë edhe kreu i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Şentop, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, nënkryetari i Grupit të Partisë AK, Muhammed Emin Akbaşoğlu dhe kreu i Partisë AK për Stambollin, Osman Nuri Kabaktepe.
- Namazi i Bajramit në Xhaminë Fatih
Qytetarët e Istanbul-it e falën namazin e Kurban Bajramit edhe në xhaminë Fatih, një nga simbolet e rëndësishme të Gadishullit Historik.
Qytetarët mbërritën për namazin e Bajramit në këtë xhami dhe u dyndën drejt xhamisë që pa zbardhur dita. Qytetarët pas namazit qëndruan duke e shoqëruar me tekbire.
Bashkia Fatih ofroi supë dhe ujë për qytetarët në stendën e ngritur në oborrin e xhamisë.
- Namazi i Bajramit në Xhaminë e Madhe Çamlıca
Qytetarë nga i gjithë qyteti erdhën në Xhaminë e Madhe Çamlıca me fëmijët e tyre për të falur namazin e Bajramit. Para namazit qytetarët e Stambollit shijuan motin e mirë dhe peizazhin e bukur dhe bënë shumë foto kujtimi.
U vërejt se në xhami për faljen e namazit të Bajramit ishin të pranishëm edhe shumë turistë nga vende të ndryshme.
Në hutben e mbajtur pas namazit u dhanë informacione për rëndësinë e prerjes së kurbanit dhe se për çfarë duhet pasur kujdes.
Pas hutbes, administratori i rajonit Üsküdar, Murat Sefa Demiryürek iu uroi besimtarëve Bajramin dhe më pas besimtarët festuan dhe uruan njëri-tjetrin.
Qytetarët e falën namazin e Kurban Bajramit në shumë xhami që ndodhen në Gadishullin Historik dhe në zonat historike dhe turistike të qytetit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.