"Faktori më i madh që DEASH ende ekziston është bashkëpunimi që bëjnë me PKK/YPG"
"Faktori më i madh i kompleksitetit në lindje të Eufratit dhe e pranisë ende si një grup i vogël i organizatës terroriste DEASH është bashkëpunimi që bëjnë me PKK/YPG-në dhe mbështetja e dhënë për këtë organizatë terroriste"

Ankara
Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë ka thënë se "faktori më i madh i kompleksitetit në lindje të Eufratit dhe e pranisë ende si një grup i vogël i organizatës terroriste DEASH është bashkëpunimi që bëjnë me PKK/YPG-në dhe mbështetja e dhënë për këtë organizatë terroriste", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes rikujtoi se Turqia është vendi i vetëm në NATO dhe në koalicion e cila ka luftuar ballë për ballë me DEASH-in në terren gjatë operacionit "Mburoja e Eufratit" duke neutralizuar më shumë se 3.000 terroristë.
Më tej thuhet se pavarësisht se Turqia ka zbatuar përgjegjësitë e saj në lidhje me DEASH-in në kuadër të marrëveshjes që bëri më 17 tetor me SHBA-të, pjesëtarët e DEASH-it në burgun në Tel Abyad janë liruar nga terroristët PKK/YPG-së para syve të të gjithë botës.
"Turqia brenda dhe jashtë kufijve të saj ka kryer operacione dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme kundër terroristëve të DEASH-it në rajonet e operacioneve ‘Mburoja e Eufratit, 'Dega e Ullirit' dhe 'Burimi i Paqes' në Siri. Ajo gjithashtu zhvillon koordinim dhe ndarje të informacionit me vendet e koalicionit", thuhet në deklaratë.
Ministria turke në deklaratën e saj ka vënë në dukje se Turqia ka përballuar strukturën komplekse të situatës me operacionet "Mburoja e Eufratit", "Dega e Ullirit" dhe ka luftuar vetë me organizatat teroriste PKK/YPG kryesisht me DEASH-in. Ajo edhe në ngritjen e zonës së sigurtë do t‘i kapërcejë të gjitha problemet me përvojën, fuqinë, qasjen njerëzore dhe projektet e saj konkrete.
"Organizatat terroriste DEASH dhe PKK/YPG i shërbejnë të njëjtit qëllim, duke sulmuar vendin tonë i cili është një anëtar i NATO-s. Ato synojnë të dëmtojnë edhe NATO-n. Për këtë arsye, fakti që Turqia është vendi ku këto dy organizata kanë kryer më shumë sulme pas Sirisë dhe Irakut, tregon të qartë qëllimin e këtyre organizatave të errëta", qëndron në deklaratën e ministrisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.