Turqia

Erdoğan zotohet se do të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin për të parandaluar katastrofën humanitare në Gaza

“Askush nuk mund të qëndrojë i heshtur përballë mizorive në Gaza, ku fëmijët po vdesin nga uria dhe civilët që kërkojnë ushqim qëllohen qëllimisht”, tha Erdoğan

Efe Özkan  | 31.07.2025 - Përdıtësım : 01.08.2025
Erdoğan zotohet se do të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin për të parandaluar katastrofën humanitare në Gaza Foto: Erçin Ertürk/AA

Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, është zotuar se do të punojë për të ushtrojë më shumë presion mbi qeverinë izraelite në ditët në vijim për të parandaluar një katastrofë humanitare në Gaza, raporton Anadolu.

Gjatë një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Gabonit, Brice Clotaire Oligui Nguema, i cili qëndron për vizitë në Turqi, presidenti Erdoğan përshëndeti hapat e ndërmarrë nga Evropa drejt njohjes së Shtetit të Palestinës, duke i quajtur “shumë të vlefshëm".

“Askush nuk mund të qëndrojë i heshtur përballë mizorive në Gaza, ku fëmijët po vdesin nga uria dhe civilët që kërkojnë ushqim qëllohen qëllimisht”, tha Erdoğan.

Ai theksoi se kushdo që ka një grimcë dinjiteti dhe dhembshurie është në prag të humbjes së durimit për shkak të shtypjes së Gazës nga Izraeli.

“Prioriteti ynë është dhënia e ndihmës humanitare në Gaza. Ne jemi të detyruar të bëjmë gjithçka të nevojshme për të ndaluar këtë shtypje”, tha presidenti turk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.