Turqia

Erdogan vizitën e Papës në Turqi e quan "hap shumë të rëndësishëm që forcon terrenin e përbashkët"

"Besoj se mesazhet që do të përcillen nga Turqia (me Papën Leoni) do të arrijnë në botën turko-islame dhe botën e krishterë dhe do të forcojnë shpresën për paqe në të gjithë globin", tha presidenti Erdogan

Beril Çanakcı  | 27.11.2025 - Përdıtësım : 27.11.2025
Erdogan vizitën e Papës në Turqi e quan "hap shumë të rëndësishëm që forcon terrenin e përbashkët"

Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ka quajtur vizitën e Papës Leoni në Turqi një "hap shumë të rëndësishëm që forcon terrenin tonë të përbashkët", raporton Anadolu.

Papa Leoni, kreu i Shtetit të Vatikanit, mbërriti në kryeqytetin turk Ankara në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, duke përshirë Turqinë dhe Libanin. Papa do të qëndrojë në Turqi deri të dielën në një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit turk.

Përveç Ankarasë, është planifikuar që ai të vizitojë Stambollin dhe Iznikun, një vend historik për Kishën e hershme Kristiane, kur njihej si Nicaea.

Në një adresim të përbashkët në kompleksin presidencial në Ankara, Erdogan tha se vizita e Papës vjen në një moment shumë kritik mes tensioneve rajonale dhe globale.

"Besoj se mesazhet që do të përcillen nga Turqia (me Papën Leoni) do të arrijnë në botën turko-islame dhe botën e krishterë dhe do të forcojnë shpresën për paqe në të gjithë globin", tha presidenti Erdogan.

- "Intoleranca ushqen konfliktin"

Mes debateve më të gjera mbi diskriminimin dhe bashkëjetesën paqësore, presidenti Erdogan tha se, "Intoleranca ushqen konfliktin dhe konflikti ushqen përçarjen dhe urrejtjen. Islamofobia dhe ksenofobia në rritje në Perëndim janë manifestime të këtij cikli vicioz".

Presidenti turk tha se në mes të konflikteve, krizave dhe padrejtësive përreth, Turqia merr përgjegjësi duke zgjedhur rrugën e vështirë mbi atë të lehtë, me qëllim për të ruajtur paqen dhe drejtësinë.

Ai gjithashtu tha se thirrjet e Papës për paqe dhe dialog janë shumë të rëndësishme për suksesin e procesit diplomatik në luftës Rusi-Ukrainë. Ai shtoi se Turqia po monitoron nga afër përpjekjet e fundit për t'i dhënë fund konfliktit dhe po punon për të ofruar mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme.

- "Borxhi më i madh ndaj popullit palestinez është drejtësia"

Lidhur me gjenocidin e vazhdueshëm në Gaza, Erdogan tha se "Si familje e njerëzimit, borxhi ynë më i madh është drejtësia. Mënyra për ta paguar këtë borxh është të zbatojmë një zgjidhje me dy shtete bazuar në kufijtë e vitit 1967".

"Unë besoj se do të vazhdojmë të veprojmë së bashku kundër çdo veprimi agresiv që mund të dëmtojë identitetin historik të Kudsit Lindor", shtoi ai.

Erdogan tha se ushtria izraelite po shënjestron zonat civile në Gaza, përfshirë kishat dhe xhamitë si dhe theksoi se një nga vendet e adhurimit të prekura ishte edhe Kisha e Familjes së Shenjtë në Gaza, e cila drejtohet nga Kisha Katolike.

"Ruajtja e 'status quo'-s historike në Qytetin e Shenjtë të Kudsit", theksoi presidenti turk, mbart një "rëndësi kritike".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.