Turqia

Erdoğan uron Kurtin për suksesin në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Nëpërmjet një letre dërguar Kurtit, Erdoğan ka uruar që rezultati zgjedhor të jetë në dobi të gjithë popullit kosovar

Shpetim Hiseni  | 28.02.2021 - Përdıtësım : 28.02.2021
Erdoğan uron Kurtin për suksesin në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për suksesin e arritur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një letre dërguar Kurtit, Erdoğan ka uruar që rezultati zgjedhor të jetë në dobi të gjithë popullit kosovar.

Erdoğan tha se shpreson që në procesin e formimit të qeverisë, të merren parasysh edhe prioritetet dhe pritjet e komunitetit turk të Kosovës.

“Në këtë kontekst, jam i lumtur që Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) ka fituar dy vendet e ndara për komunitetin turk. Në formimin e qeverisë, ashtu sikurse në të kaluarën, nuk kam dyshim që do të bashkëpunoni me KDTP-në”, ka thënë Erdoğan.

Presidenti turk ka thënë se edhe në të ardhmen, Turqia do të vazhdojë të jetë në solidaritet me popullin e Kosovës.

“Po ashtu, u gëzova që mësova qëndrimin tuaj për rishqyrtimin e zotimit për hapjen e ambasadës së Kosovës në Kuds në rast të ardhjes së partisë suaj në qeveri. Jam i mendimit se do të ishte e dobishme që Kosova të shmangë një hap të tillë që mund të jetë shumë i dëmshëm”, ka theksuar Erdoğan në letrën e tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın