Erdogan: Turqia po punon për të ringjallur bisedimet e Stambollit mbi luftën në Ukrainë
"Bisedimet e Stambollit përbëjnë një moment të rëndësishëm në përpjekjet diplomatike në një kohë kur efektet shkatërruese të luftës (Rusi-Ukrainë) po thellohen", tha presidenti Erdogan në konferencën e përbashkët për media me presidentin Zelenskyy
Stamboll
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas takimit në Ankara me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se vendi i tij beson se do të ishte e dobishme që procesi i Stambollit mbi luftën në Ukrainë të zbatohet me "një kornizë gjithëpërfshirëse që mund të adresojë problemet tashmë akute", raporton Anadolu.
"Bisedimet e Stambollit përbëjnë një moment të rëndësishëm në përpjekjet diplomatike në një kohë kur efektet shkatërruese të luftës (Rusi-Ukrainë) po thellohen", tha presidenti Erdogan në konferencën e përbashkët për media me presidentin Zelenskyy.
Erdogan shprehu gatishmërinë e Turqisë për të diskutuar me Rusinë "çdo propozim që do të përshpejtonte armëpushimin dhe do të hapte rrugën për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme".
"Turqia nga të gjithë partnerët që duan të ndalojnë gjakderdhjen midis Rusisë dhe Ukrainës pret të shfaqin qëndrim konstruktiv ndaj procesit të Stambollit", tha ai.
