Erdogan: Turqia do të vazhdojë përpjekjet për paqe në luftën Rusi-Ukrainë
Në një telefonatë, Erdogan dhe Putin diskutuan për luftën Rusi-Ukrainë si dhe për çështjet rajonale dhe globale, sipas Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë
Istanbul
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i tha sot homologut të tij rus, Vladimir Putin se Ankaraja do të vazhdojë përpjekjet e saj për të ndihmuar në sigurimin që lufta Rusi-Ukrainë të përfundojë me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, transmeton Anadolu.
Në një telefonatë, Erdogan dhe Putin diskutuan për luftën Rusi-Ukrainë si dhe për çështjet rajonale dhe globale, sipas Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë.
Erdogan nënvizoi se Ankaraja është e gatshme të kontribuojë në iniciativat diplomatike që do të lehtësonin kontakte të drejtpërdrejtë midis palëve dhe do të hapnin rrugën për paqe të qëndrueshme.
