Turqia

Erdoğan takon homologun iranian para samitit trepalësh

Bëhet e ditur se presidenti Erdoğan më pas do të zhvillojë takim edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin

Aynur Ekiz  | 16.09.2019 - Përdıtësım : 16.09.2019
Erdoğan takon homologun iranian para samitit trepalësh ( Murat Kula - Anadolu Agency )

Ankara

Ka përfunduar takimi dypalësh mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologut të tij iranian, Hassan Rouhani, i zhvilluar para samitit trepalësh që do të mbahet sot në Ankara në lidhje me Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit dypalësh ka përfunduar edhe takmi mes delegacioneve, i cili u zhvillua në rezidencën presidenciale Çankaya në Ankara me dyer të mbyllura për median.

Bëhet e ditur se presidenti Erdoğan më pas do të zhvillojë takim edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Pas përfundimit të takimeve, të tre liderët do të zhvillojnë samitin trepalësh Turqi-Iran-Rusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın