Turqia

Erdoğan: Stambolli është bërë qendër ndërkombëtare shëndetësore

Në një fjalim në ceremoninë e hapjes së spitalit të qytetit Çam dhe Sakura Başakşehir, Erdoğan bashkë me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe uruan që ky spital i vendosur në shërbim të shërbejë në të mirë të vendit, popullit dhe për Stambollin

Sibel Kurtoğlu  | 21.05.2020 - Përdıtësım : 22.05.2020
Erdoğan: Stambolli është bërë qendër ndërkombëtare shëndetësore ( Mustafa Kamacı - Anadolu Agency )

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me hapjen e spitalit të qytetit Çam dhe Sakura Başakşehir në Stamboll tha se "Ky spital do të jetë një nga veprat markë të Turqisë në turizmin shëndetësor, në një periudhë kur vlerat e shërbimit shëndetësor kuptohen më mirë", raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim në ceremoninë e hapjes së spitalit të qytetit Çam dhe Sakura Başakşehir, Erdoğan bashkë me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe uruan që ky spital i vendosur në shërbim të shërbejë në të mirë të vendit, popullit dhe për Stambollin.

Erdoğan pasi falenderoi kryeministrin japonez për pjesëmarrjen në ceremoni shprehu falënderime edhe për të gjithë kontribuesit në këtë projekt.

Ai tha se krahas një parkingu me kapacitet prej 8.134 mjete dhe 3 pistave të helikopterit spitali i qytetit Çam dhe Sakura Başakşehir do të ofrojë shërbim edhe për musafirët e huaj nga jashtë vendit. "Kjo do të thotë që tashmë në të njëjtën kohë me këtë Stambolli është bërë një qendër ndërkombëtare shëndetësore", tha Erdoğan.

Duke rikujtuar se në të kaluarën me kompanitë japoneze kanë zhvilluar shumë projekte të rëndësishme në infrastrukturë si Marmaray dhe ura Osman Gazi, Erdoğan deklaroi se "Sot ne po i shtojmë një hallkë të re miqësisë rrënjësore dhe shumëdimensionale turko-japoneze. Emrin e spitalin e kemi vendosur Çam dhe Sakura Başakşehir, në mënyrë të denjë me bashkëpunimin e dy vendeve".

"Në një zonë rreth 15 dynym përreth spitalit e kemi mbjellur dhe do vazhdojmë ta mbjellim me pisha (Çam) dhe me pemë qershie (sakura). Shpresojmë që këto të jenë hapa që simbolizojnë kryesisht miqësinë tonë të përhershme. Kemi mundësur që vendi ynë të përfitojë edhe një vepër tjetër e cila do të jetë një nga monumentet e krenarisë së Stambollit, jo vetëm nga pikëpamja estetike por edhe me veçoritë tjera, me infrastrukturën teknologjike, me madhështinë, pozicionin, mundësitë dhe cilësitë e tjera", tha presidenti Erdoğan.

Ai shtoi se ndërtimi i kësaj vepre të mrekullueshme në bashkëpunimin e kompanive Rönesans dhe Sojitz është një shprehje e bashkëpunimit, solidaritetit turko-japonez. Spitali i ndërtuar mbi një sipërfaqe prej 789 mijë metër katrorë dhe me një hapësirë të mbyllur prej 1 milionë e 121 mijë metër katrorë, që prej tani është një prej spitaleve të rralla me numër në botë.

Spitali është mik i ambientit dhe energjisë, ai është një prej shembujve më të bukur të partneritetit publiko-privat theksoi Erdoğan duke shpjeguar se spitali me një kapacitet prej 2.682 shtretërve prej të cilëve 456 të kujdesit intensiv, 750 dhoma poliklinike dhe 90 tryeza për operacione do të luaj një rol kritik në luftën kundër COVID-19.

- "Do të jetë një nga veprat markë të Turqisë në turizmin shëndetësor"

Erdoğan theksoi se me arritjen e kapaciteteve të plota është planifikuar që në spital të ofrohet shërbim në 107 degë, të priten 35 mijë pacientë në ditë dhe të kryhen 500 operacione të specialiteteve.

"Krahas një parkingu me kapacitet prej 8.134 mjete dhe 3 pistave të helikopterit spitali i qytetit Çam dhe Sakura Başakşehir me afërsinë pranë aeroportit të Stambollit do të ofrojë shërbim edhe për musafirët e huaj nga jashtë vendit. Kjo do të thotë që tashmë në të njëjtën kohë me këtë, Stambolli është bërë qendër ndërkombëtare shëndetësore. Kjo do jetë kryesisht falë spitalit Çam dhe Sakura Başakşehir, por gjithashtu në anën tjetër në rajonin Yeşilköy të Stambollit pranë pistës është edhe spitali Prof. Dr. Murat Dilmener, spitali në Sancaktepe, Feriha Öz Hastanesi që humbi jetën gjatë procesit COVID-19. Këto janë spitale të përkohshme fushore por spitale me kapacitet mbi 1.005 plus 1.005", tha Erdoğan.

Sipas tij, këto janë spitale të mrekullueshme që janë ndërtuar me planifikim dhe projekte që të jenë të përhershme. "Po ashtu një vepër e mrekullueshme ka qenë edhe spitali që restauruam në rajonin Hadımköy me kapacitet prej 100 shtretërve që është ndërtuar nga Sulltan Abdulahmidi II për ushtarët tanë. Shpresojmë që edhe këtë spital ta hapim bashkë me spitalin e emergjencave në Yeşilköy. Spitali i qytetit Çam dhe Sakura Başakşehir do të jetë një nga veprat markë të Turqisë në turizmin shëndetësor, në një periudhë ku vlerat e shërbimit shëndetësor cilësor dhe gjithëpërfshirës kuptohen më mirë", deklaroi Erdoğan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın