Turqia

Erdoğan shënon 36-vjetorin e themelimit të Qipros Turke

Në një mesazh me rastin e 36-vjetorit të Qirpos Turke, Erdoğan tha se Turqia asnjëherë nuk do të lejojë askënd të uzurpojë të drejtat e turqve qipriotë mbi burimet hidrokarbure

Merve Yıldızalp  | 14.11.2019 - Përdıtësım : 15.11.2019
Erdoğan shënon 36-vjetorin e themelimit të Qipros Turke

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, publikoi një mesazh me rastin e 36-vjetorit të themelimit të Republikës Turke të Qipros Veriore, që do të shënohet të premten, transmeton Aandolu Agency (AA).

Në mesazh, Erdoğan tha se Turqia asnjëherë nuk do të lejojë askënd të uzurpojë të drejtat e turqve qipriotë mbi burimet hidrokarbure.

Turqia, si një vend garantues për Republikën Turke të Qipros së Veriut, aktualisht po kryen aktivitete të kërkimit të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor me dy anije sondimi, Fatih dhe Yavuz, së bashku me anijet sizmike Oruç Reis dhe Barbaros Hayrettin Pasha.

Turqia ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme shpimin e njëanshëm të administratës greke qipriote në Mesdheun Lindor, duke pohuar se Qiproja Turke gjithashtu ka të drejta për burimet në zonë.

"Askush, veçanërisht Bashkimi Evropian, nuk ka të drejtë t'i shndërroje turqit qipriotë në robër të lojërave greke qipriote", tha Erdoğan.

"Fatkeqësisht, nuk hasim në përgjigje në jug të Qipros për përpjekjet turke për zgjidhje të drejtë dhe permanente në ishull", shtoi presidenti turk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın