Turqia

Erdoğan: Shoqëritë që nuk prodhojnë art dhe kulturë janë të destinuara të shtypen

Erdoğan mori pjesë në ceremoninë e ndarjes vjetore të çmimeve presidenciale për kontribuesit në fushën e artit dhe kulturës në Kompleksin Presidencial në Ankara

Duygu Yener, Zafer Fatih Beyaz  | 12.12.2019 - Përdıtësım : 13.12.2019
Erdoğan: Shoqëritë që nuk prodhojnë art dhe kulturë janë të destinuara të shtypen

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se shoqëritë pa prodhime dhe pasuri kulturore dhe artistike janë të destinuara të shkelen nga hegjemonia e shoqërive të fuqishme, raporton Anadolu Agency (AA).

Këto komente Erdoğan i bëri në ceremoninë e ndarjes vjetore të çmimeve presidenciale për kontribuesit në fushën e artit dhe kulturës në Kompleksin Presidencial në Ankara.

"Shoqëritë që nuk kanë prodhim dhe pasuri kulturore dhe artistike janë të destinuara të shkelen nga hegjemonia e fshehtë apo e hapur e shoqërive të fuqishme", tha Erdoğan.

Në fjalën e tij në ceremoni, Erdoğan përsëriti kritikën e tij për ndarjen e Çmimit Nobel në Letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke, i cili ka mohuar krimet serbe në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ka mbështetur ish-udhëheqësin serb Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006 teksa po gjykohej në Hagë për krime lufte.

"Çmimi Nobel në Letërsi iu dha një personi që ka glorifikuar ata që mizorisht vranë boshnjakët muslimanë dhe një personi nga lapsi i të cilit pikon gjak dhe urrejtje. Dhe, fatkeqësisht, përveç një numri të vogël, askush nuk e ngriti zërin për këtë", tha presidenti turk.

Ndryshe, Erdoğan ia ndau çmimin për muzikë grupit turk pop-rock MFO për përfaqësimin e tyre të identitetit kulturor.

Mesut Uçakan mori çmimin e kinemasë për kontributet jetësore në këtë fushë.

Çmimi për pikturë iu dha Devrim Erbil për veprat e tij në lidhje me traditat kulturore.

Fuat Başar u nderua me çmimin e artit tradicional për punën e tij në kaligrafi dhe ebru.

Çmimi i letërsisë u nda për Nuri Pakdil, i cili ndërroi në fillim të këtij viti.

Në arkitekturë, çmimin e mori Doğan Kuban për studimet e tij teorike dhe konceptuale mbi historinë e arkitekturës turke, aktivitetet e restaurimit dhe pikëpamjet e tij që theksojnë identitetin e veprave turke në arkitekturën islame.

Çmimin në fushën e shkencave shoqërore e mori Ahmet Yaşar Ocak për kontributet e tij akademike në historinë islame dhe historiografinë kulturore.

Ndërkaq, çmimi i besnikërisë iu dha ish-zëvendësministrit të Kulturës dhe Turizmit, Ahmet Haluk Dursun, i cili vdiq në një aksident trafiku në muajin gusht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın