Turqia

Erdogan: Rendi pas Luftës së Dytë Botërore përballet me krizë legjitimiteti

"Rendi i pas Luftës së Dytë Botërore, i ndërtuar nga fituesit e saj, përballet me një krizë të thellë legjitimiteti pothuajse në të gjitha fushat", tha Erdogan

Seyit Şamil Kurt  | 27.03.2026 - Përdıtësım : 27.03.2026
Erdogan: Rendi pas Luftës së Dytë Botërore përballet me krizë legjitimiteti Foto: Arife Karakum/AA

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se sistemi ndërkombëtar i krijuar nga fituesit e Luftës së Dytë Botërore sot po përballet me një krizë të thellë legjitimiteti në pothuajse të gjitha fushat, raporton Anadolu.

"Rendi i pas Luftës së Dytë Botërore, i ndërtuar nga fituesit e saj, përballet me një krizë të thellë legjitimiteti pothuajse në të gjitha fushat", tha Erdogan në një mesazh video në Samitin Ndërkombëtar të Komunikimit Strategjik 2026, i mbajtur në Stamboll nga Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë.

"Dhënia fund e tragjedive dhe rikthimi i paqes dhe stabilitetit në mbarë botën, veçanërisht në rajon, është më e rëndësishme se kurrë", tha ai.

"Turqia do të vazhdojë me vendosmëri qëndrimin e saj parimor, të vendosur dhe të përqendruar te paqja, i bazuar në vlera humanitare dhe drejtësi", shtoi presidenti turk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.