Turqia

Erdoğan: Po përpiqemi ta avancojmë bashkëpunimin edhe me vendet e tjera të Gjirit

Erdoğan mbajti një konferencë për media Stamboll, para nisjes së tij për në Katar, ku do të marrë pjesë në Takimin e 7-të të Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar

Ekip   | 06.12.2021
Erdoğan: Po përpiqemi ta avancojmë bashkëpunimin edhe me vendet e tjera të Gjirit ( Arif Hüdaverdi Yaman - Anadolu Agency)

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke vlerësuar marrëdhëniet e vendit të tij me Katarin, para nisjes së tij për një vizitë zyrtare në këtë Doha, shprehu shpresën se progresi i arritur në marrëdhëniet dypalëshe në vitet e fundit, do të vazhdojë në një mënyrë shumë më produktive në vazhdim, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan mbajti një konferencë për media në Aeroportin Atatürk të Stambollit, para nisjes së tij për në Katar, ku do të marrë pjesë në Takimin e 7-të të Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar.

"Krahas Katarit, po përpiqemi ta avancojmë bashkëpunimin edhe me vendet e tjera të Gjirit", u tha Erdoğan gazetarëve.

Presidenti turk shprehu mirënjohjen për përpjekjet diplomatike për të rihapur dyert e dialogut dhe për të zgjidhjen e keqkuptimeve në rajonin e Gjirit.

"Si Turqi, jemi në favor të vazhdimit të bashkëpunimit, solidaritetit dhe marrëdhënieve të mëtejshme me të gjitha vendet e Gjirit, duke i forcuar edhe më shumë ato", tha ai.

"Vlera e bizneseve të dhëna për afaristët turq në Katar është rreth 15 miliardë dollarë", shtoi Erdoğan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın