Turqia

Erdoğan: Në operacionin Burimi i Paqes janë neutralizuar 109 terroristë

Erdoğan theksoi se qëllimi i operacionit “Burimi i Paqes”, që po zhvillohet për të çliruar fshatrat në veri të Sirisë nga elementet terroriste, është të kontribuojë në integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë

Yeşim Sert Karaaslan  | 10.10.2019 - Përdıtësım : 11.10.2019
Erdoğan: Në operacionin Burimi i Paqes janë neutralizuar 109 terroristë

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në takimin me krerët krahinorë të partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Ankara, ka bërë të ditur se deri më tani në operacionin “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë janë neutralizuar 109 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për operacionet turke të zhvilluara kundër organizatave terroriste, presidenti turk njoftoi se në katër vitet e fundit Turqia neutralizoa 16 mijë terroristë, prej të cilëve 7.500 brenda vendit dhe 8.500 jashtë vendit.

Erdoğan theksoi se qëllimi i operacionit “Burimi i Paqes”, që po zhvillohet për të çliruar fshatrat në veri të Sirisë nga elementet terroriste, është të kontribuojë në integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë.

Erdoğan: Në operacionin Burimi i Paqes janë neutralizuar 109 terroristë

Duke iu referuar kritikave të disa vendeve për operacionin që po zhvillohet, Erdoğan theksoi: “Përgojojnë për hapin që kemi hedhur për unitetin e Sirisë. Ju qëndroni anësh, ne vazhdojmë rrugën tonë”.

“U munduan që të shkaktojnë rrëmujë, duke bombarduar rajonet ku jetojnë qytetarët sirianë të krishterë dhe pastaj duke thënë se 'Turqia bombardon civilët'. Ju jeni ata që hodhët bombën”, u shpreh ai.

Për kritikat e Arabisë Saudite, ai tha se ky vend së pari të shikojë në pasqyrë kush e solli në këtë gjendje Jemenin. Për Egjiptin tha “kurrë nuk mund të flasë, sepse është vrarësi i demokracisë në vendin e tij”.

Erdoğan për kritikat kundër operacionit Burimi i Paqes: Arabia Saudite së pari le të shikojë në pasqyrë, kush e solli në këtë gjendje Jemenin? Sidomos Egjipti kurrë nuk mund të flasë. Sepse është vrasësi i demokracisë në vendin e tij.

Duke folur për kritikat e Bashkimit Evropian (BE), Erdoğan tha se, "Ju asnjëherë nuk ishit të sinqertë, na keni zvarritur që nga viti 1963. Nuk jeni të sinqertë".

“Po vazhdojmë dhe do të vazhdojmë me gjithë nderin tonë këtë luftë kundër DEASH-it, PKK-së, YPG-së, PYD-së. Në rast se operacionin tonë e përshkruani si 'okupim', puna jonë është e lehtë, i hapim dyert dhe ua dërgojmë juve 3.6 milionë refugjatë”, deklaroi Erdoğan.

“Asadi vrau rreth 1 milion njerëz në Siri, ata ishin njerëzit e tij”, shtoi Erdoğan.

Erdoğan theksoi se për një kohë të shkurtër do të garantojnë paqe të sigurt në të gjithë rajonin nga Munbixhi deri në kufirin e Irakut dhe se do t’i ;argojnë “retë e zeza që qëndrojnë mbi popullin e Sirisë që tetë vite”.

Më tej, presidenti turk theksoi se me këtë operacion ndërkufitar synojnë parandalimin e një shteti terrorist në jug.

“U bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, veçanërisht Amerikës, ne jemi Turqia dhe jemi anëtare e NATO-s. Të gjithë e dinë shumë mirë nenin e 5-të. Ju nuk duhet të qëndroni heshtur, këto organizata terroriste sulmonin Turqinë anëtare të NATO-s, nuk keni të drejtë për këtë”, tha Erdoğan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın