Turqia

Erdoğan do të marrë pjesë në lutjen funerale në mungesë për Morsin

“Një lutje funerale në mungesë për Mohamed Morsin, që ndërroi jetë dje, do të mbahet pas namazit të iqindisë në xhamin Fatih të Stambollit", shkroi Erdoğan në Twitter

Sibel Uğurlu  | 18.06.2019 - Përdıtësım : 18.06.2019
Erdoğan do të marrë pjesë në lutjen funerale në mungesë për Morsin

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do të marrë pjesë në lutjen funerale në mungesë për ish-presidentin egjiptian, Mohamed Morsi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një lutje funerale në mungesë për Mohamed Morsin, që ndërroi jetë dje, do të mbahet pas namazit të iqindisë në xhamin Fatih të Stambollit. Unë po ashtu do të marrë pjesë në lutjen e funeralit në mungesë për martirin tonë Morsi”, shkroi Erdoğan në Twitter.

Kujtojmë se 67-vjeçari Morsi humbi jetën dje në një seancë gjyqësore në të cilën përballej me një sërë akuzash që kur u rrëzua dhe u burgos pas puçit ushtarak në vitin 2013.

Ai u varros në lindje të Kajros në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nën masa të forta të sigurisë dhe në prani vetëm të anëtarëve të familjes së tij dhe avokatëve.

Morsi, si anëtar kryesor i Vëllazërisë Muslimane të Egjiptit, në vitin 2012 fitoi zgjedhjet e para të lira presidenciale në Egjipt. Pas vetëm një viti në detyrë, ai u rrëzua dhe u burgos me një grusht shteti të përgjakshëm ushtarak të udhëhequr nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes dhe presidenti aktual, Abdel Fattah al-Sisi.

Morsi u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjera për Morsin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın