Turqia

Erdoğan do të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s që do të mbahet në Hagë të Holandës më 24-25 qershor

Betül Bilsel  | 23.06.2025 - Përdıtësım : 23.06.2025
Erdoğan do të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s që do të mbahet në Hagë të Holandës më 24-25 qershor, transmeton Anadolu.

Drejtori i Komunikimit të Presidencës, Fahrettin Altun në një deklaratë që bëri në llogarinë e tij në mediat sociale njoftoi se në samit do të ketë shkëmbim strategjik pikëpamjesh mbi kërcënimet dhe rreziqet për rajonin euroatlantik.

Altun tha se një angazhim i ri për investime në mbrojtje do të jetë axhenda kryesore e samitit me qëllim rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes së aleatëve në nivelin e kërkuar nga mjedisi aktual i sigurisë. Ai vuri në dukje se në samit do të vlerësohen edhe përpjekjet e Aleancës në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes kundër kërcënimeve themelore të identifikuara nga NATO.

Altun ka deklaruar se presidenti Erdoğan pritet gjithashtu të zhvillojë takime dypalëshe me disa krerë shtetesh dhe qeverish pjesëmarrëse në kuadër të samitit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.