Turqia

Erdoğan diskuton me kryeministrin armen Pashinyan për bisedimet e paqes Armeni-Azerbajxhan

Presidenti Erdoğan përgëzoi kryeministrin armen Pashinyan për marrëveshjen e arritur me Azerbajxhanin

Özcan Yıldırım  | 11.08.2025 - Përdıtësım : 11.08.2025
Erdoğan diskuton me kryeministrin armen Pashinyan për bisedimet e paqes Armeni-Azerbajxhan

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan me kërkesë të palës armene, transmeton Anadolu.

Sipas një postimi në llogarinë e mediave sociale të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës, gjatë bisedës u diskutuan bisedimet e paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Erdoğan përgëzoi kryeministrin armen Pashinyan për marrëveshjen e arritur me Azerbajxhanin, duke theksuar se vullneti i paraqitur për paqe është i vlefshëm për paqen rajonale dhe se ky hap duhet të përkthehet në veprime konkrete.

Presidenti Erdoğan deklaroi se bisedimet teknike do të vazhdojnë për të çuar përpara procesin e normalizimit midis Turqisë dhe Armenisë, dhe se përpjekjet në këtë drejtim do të vazhdojnë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.